Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve
Ligji nr. 25/2022, datë 10 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 dhjetor 2025.
- Numri
- 25/2022
- Data e miratimit
- 10 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 49, 31 mars 2022
- Hyn në fuqi
- 15 prill 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 49, datë 2022-03-31
LIGJ
Nr. 25/2022
PËR MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E STARTUP-eve
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është hartimi i një kuadri rregullator dhe institucional të favorshëm për
krijimin e zhvillimin e startup-eve dhe mbështetjen e ekosistemit të tyre, për nxitjen e kërkimit,
realizimit dhe përdorimit të ideve inovative, si dhe modeleve, produkteve dhe proceseve të reja,
të cilat sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat bazë, procedurat, si dhe organet shtetërore kompetente për
vetëdeklarimin, mbështetjen, zhvillimin dhe monitorimin e startup-eve dhe të ekosistemit
mbështetës të tyre në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Ekosistem mbështetës për startup-et” nënkupton bashkëveprimin e individëve, startup-eve,
si dhe organizatave të tjera që veprojnë si lehtësues, të cilët bashkërisht veprojnë si inkubator për
krijimin e rritjen e startup-eve;
b) “Inkubim” është procesi i mbështetjes, përgatitjes, transformimit të idesë në model biznesi
dhe i zhvillimit të një startup-i në fazën fillestare të tij;
c) “Lehtësues të startup-eve” janë aktorët e ndryshëm të ekosistemit që ofrojnë programe dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 25 maj 2023 · 36/2023 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve"
- 18 dhjetor 2025 · 97/2025 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.