Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Europian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin Europa Krijuese (2021-2027)

Ligji nr. 22/2022, datë 10 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
22/2022
Data e miratimit
10 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 30 mars 2022
Hyn në fuqi
14 prill 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2022-03-30

LIGJ

Nr. 22/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN PËR PJESËMARRJEN E

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN EVROPA KRIJUESE (2021–2027)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për

pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në Programin Evropa Krijuese (2021–2027) sipas tekstit

që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13520, datë 28.3.2022, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT EVROPIAN

PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN

“EVROPA KRIJUESE”

(2021-2027)

Qeveria e Republikës së Shqipërisë (në vijim e referuar si “Shqipëria”), nga njëra anë, dhe

nga ana tjetër, Komisioni Evropian (në vijim i referuar si “Komisioni”), në emër të Bashkimit

Evropian (në vijim i referuar si “Unioni”),

në vijim të referuara si “Palët”,

DUKE PASUR PARASYSH SE një Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit ndërmjet Republikës

së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve Anëtare të tyre, nga

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.