Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit

Ligji nr. 24/2022, datë 10 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
24/2022
Data e miratimit
10 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 30 mars 2022
Hyn në fuqi
14 prill 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2022-03-30

LIGJ

Nr. 24/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR RREGULLAT E REGJIMIT TË TRAFIKUT

LOKAL TË KUFIRIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Republikës së Kosovës për rregullat e regjimit të trafikut lokal të kufirit sipas tekstit

që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2022.

Shpallur me dekretin nr.13522, datë 28.3.2022, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR RREGULLAT E REGJIMIT

TË TRAFIKUT LOKAL TË KUFIRIT

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, në

tekstin e mëtejmë “Palët nënshkruese”,

duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore, bashkëpunimin dhe fqinjësinë e mirë ndërmjet dy

vendeve;

duke marrë parasysh vullnetin për të forcuar dhe zhvilluar më tej bashkëpunimin dypalësh;

duke marrë në konsideratë synimin për të zhvilluar dhe promovuar bashkëpunimin midis

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.