Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës për sigurime shoqërore

Ligji nr. 23/2022, datë 10 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
23/2022
Data e miratimit
10 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 48, 30 mars 2022
Hyn në fuqi
14 prill 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2022-03-30

LIGJ

Nr. 23/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR SIGURIME SHOQËRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, për

sigurime shoqërore sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 10.3.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13521, datë 28.3.2022, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE

PËR SIGURIME SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

REPUBLIKËS SË KOSOVËS

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

DHE

REPUBLIKA E KOSOVËS

Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës, me dëshirën për të ndërtuar marrëdhënie të

ndërsjella ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurimeve shoqërore vendosën të lidhin një

marrëveshje për këtë qëllim dhe ranë dakord për sa më poshtë:

PJESA I

DISPOZITAT E PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

Për zbatimin e kësaj marrëveshjeje, termat e mëposhtëm nënkuptojnë:

1. “Shqipëria”: Republika e Shqipërisë;

“Kosovë”: Republika e Kosovës.

2. “Territor”:

Për sa i përket Shqipërisë: territori i Republikës së Shqipërisë;

Për sa i përket Kosovës: territori i Republikës së Kosovës.

3. “Shtetas”:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.