Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar
Ligji nr. 28/2022, datë 17 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 28/2022
- Data e miratimit
- 17 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 62, 22 prill 2022
- Hyn në fuqi
- 7 maj 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 62, datë 2022-04-22
LIGJ
Nr. 28/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 463, DATË 22.9.2011,
“PËR MENAXHIMIN E INTEGRUAR TË MBETJEVE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 pas pikës 38 shtohen pikat 38/1, 38/2, 38/3 dhe 38/4 me këtë përmbajtje:
38/1. “Plastik” është një polimer të cilit mund t’i jenë shtuar aditivë apo substanca nga lëndë
të tjera dhe është i aftë të kryejë funksionin kryesor lidhës të komponentit strukturor të një qeseje
mbajtëse.
38/2. “Qese plastike mbajtëse” është qesja mbajtëse, transportuese me ose pa vesh, e
prodhuar nga plastika, me trashësi për çdo anë më të vogël se 70 mikronë dhe me kapacitet
mbajtës më të vogël se 10 kilogramë.
38/3. “Qese plastike mbajtëse e oxo-degradueshme ose e oxo-biodegradueshme” është qesja
plastike mbajtëse e prodhuar nga materiale që përfshijnë aditivë të cilët katalizojnë copëzimin e
materialit plastik në mikro-fragmente.
38/4. “Qese plastike mbajtëse higjieno-sanitare” është qesja plastike mbajtëse apo
transportuese pa vesh, e cila shërben për grumbullimin, paketimin dhe/ose transportimin e
mbetjeve.”.
Neni 2
Në nenin 16 pika 1 ndryshohet si më poshtë:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.