Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave

Ligji nr. 26/2022, datë 17 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
26/2022
Data e miratimit
17 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 56, 12 prill 2022
Hyn në fuqi
27 prill 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2022-04-12

LIGJ

Nr. 26/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR ZBATIMIN E LEHTËSIRAVE

TË NDËRSJELLA NË PROCEDURAT DOGANORE DHE/OSE TË

KONTROLLIT TË HYRJE-DALJES SË MALLRAVE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Republikës së Kosovës, për zbatimin e lehtësirave të ndërsjella në procedurat

doganore dhe/ose të kontrollit të hyrje-daljes së mallrave, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.3.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13533, datë 7.4.2022,

të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR ZBATIMIN E LEHTËSIRAVE TË

NDËRSJELLA NË PROCEDURAT DOGANORE DHE/OSE TË KONTROLLIT TË

HYRJE-DALJES SË MALLRAVE

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës (në

vijim të referuara si “Palët” në këtë marrëveshje),

nisur nga vullneti i mirë për të forcuar dhe për të zhvilluar më tej bashkëpunimin;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.