Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare
Ligji nr. 27/2022, datë 17 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 27/2022
- Data e miratimit
- 17 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 56, 12 prill 2022
- Hyn në fuqi
- 27 prill 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2022-04-12
LIGJ
Nr. 27/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
SË KOSOVËS, PËR NDIHMË TË NDËRSJELLË JURIDIKE NË ÇËSHTJET CIVILE
DHE TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1; 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë
së Republikës së Kosovës për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile dhe tregtare, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.3.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13534, datë 7.4.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS,
PËR NDIHMË TË NDËRSJELLË JURIDIKE NË ÇËSHTJET CIVILE DHE TREGTARE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe qeveria e Republikës së Kosovës, në vijim të
referuara si “Palët”;
duke njohur aspiratën e tyre për të zgjeruar bashkëpunimin juridik edhe në çështjet civile dhe
tregtare;
duke marrë në konsideratë qëllimin e realizimit më efikas të të drejtave dhe interesave të ligjshëm të
të dy shteteve dhe shtetasve të tyre;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.