Për të dhënat e hapura dhe ripërdorimin e informacionit të sektorit publik
Ligji nr. 33/2022, datë 31 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 33/2022
- Data e miratimit
- 31 mars 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 65, 29 prill 2022
- Hyn në fuqi
- 29 prill 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2022-04-29
LIGJ
Nr. 33/2022
PËR TË DHËNAT E HAPURA DHE RIPËRDORIMIN E INFORMACIONIT TË
SEKTORIT PUBLIK1
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim krijimin e bazës ligjore për promovimin e përdorimit të të dhënave të
hapura në Republikën e Shqipërisë me synim nxitjen e inovacionit në ofrimin e produkteve dhe
të shërbimeve.
Neni 2
Objekti
Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe procedurave për të drejtën e ripërdorimit
të të dhënave të hapura për qëllime fitimi ose jo të dokumenteve që mbahen nga organet e
sektorit publik ose sipërmarrjet publike në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Ky ligj zbatohet për ripërdorimin e:
a) dokumenteve ekzistuese që mbahen nga organet e sektorit publik;
b) dokumenteve ekzistuese që mbahen nga sipërmarrjet publike:
i. që kryejnë veprimtari sektoriale sipas ligjit për prokurimet publike në ofrimin e shërbimeve
të interesit të përgjithshëm në sektorët e ujit, të energjetikës, të transportit dhe të shërbimeve
postare;
ii. veprojnë si operatorë të shërbimeve të transportit publik, rrugor, ajror e detar;
c) të dhënave kërkimore, si: statistika, rezultate eksperimentesh, matje, vëzhgime që vijnë nga
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.