Ligj

Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” për forcimin e sigurisë kibernetike

Ligji nr. 34/2022, datë 31 mars 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
34/2022
Data e miratimit
31 mars 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 65, 29 prill 2022
Hyn në fuqi
14 maj 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2022-04-29

LIGJ

Nr. 34/2022

PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURËS SË VEÇANTË, PËR NEGOCIMIN

DHE ZBATIMIN E KONTRATËS ME SHOQËRINË “JONES GROUP

INTERNATIONAL”, PËR FORCIMIN E SIGURISË KIBERNETIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pikat 1 dhe 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është autorizimi dhe përcaktimi i procedurës së veçantë për negocimin,

miratimin dhe zbatimin e kontratës me shoqërinë “Jones Group International” (në vijim “Jones

Group”) ose një degë të tij, me qëllim forcimin e sigurisë kombëtare, rritjen e aftësisë dhe

qëndrueshmërinë e sigurisë kibernetike në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Përmbajtja e kontratës

1. Kontrata me “Jones Group” ndahet në tri pjesë, si më poshtë:

a) pjesa e parë përfshin shërbimin e hartimit të të gjithë vlerësimit kibernetik dhe certifikimit

të nevojshëm ISO dhe/ose SSH EN ISO, të domosdoshëm për aktivitetet e punës, si një

propozim teknik për autoritetin kontraktor;

b) pjesa e dytë përfshin:

i. shërbimin e hartimit të planit të veprimit teknik të nevojshëm për zbatimin e gjetjeve dhe të

rekomandimeve të miratuara për secilin institucion nga vlerësimet kibernetike;

ii. dorëzimin dhe/ose implementimin e infrastrukturës fizike, aplikimet software në përputhje

me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.