Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 29/2023, "Për tatimin mbi të ardhurat", të ndryshuar
Akti normativ nr. 7/2023, datë 14 dhjetor 2023, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 7/2023
- Data e miratimit
- 14 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 16 dhjetor 2023
- Hyn në fuqi
- 16 dhjetor 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2023-12-16
AKT NORMATIV
Nr. 7, datë 14.12.2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 29/2023, “PËR
TATIMIN MBI TË ARDHURAT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave dhe
Ekonomisë, Këshilli i Ministrave
Në ligjin nr. 29/2023, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
VENDOSI:
Neni 1
Në pikën 1, të nenit 65, fjalët “... dhe jo më vonë se data 20 e muajit, që pason çdo 3-mujor
për individët e vetëpunësuar apo individët tregtarë.” zëvendësohen me “... dhe individët e
vetëpunësuar apo individët tregtarë të regjistruar për TVSH-në, dhe jo më vonë se data 20 e
muajit, që pason çdo 3-mujor për individët e vetëpunësuar apo individët tregtarë, që nuk janë të
regjistruar për TVSH-në.”.
Neni 2
Në nenin 69 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas shkronjës “dh” shtohen shkronjat “e”, “ë” dhe “f”, me këtë përmbajtje:
“e) Për të gjithë tatimpaguesit, të regjistruar para datës 31 dhjetor 2023, të cilët janë subjekt i
tatimit të thjeshtuar mbi fitimin apo tatimit mbi fitimin, si edhe për ata që regjistrohen për herë të
parë në vitin pasardhës, për efekt të periudhës tatimore 2024, do të përdoren formularët dhe
përgjegjësitë tatimore, sipas ligjit nr. 9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të
ndryshuar, si dhe ligjit nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.