Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”
Ligji nr. 37/2022, datë 14 prill 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 37/2022
- Data e miratimit
- 14 prill 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 69, 11 maj 2022
- Hyn në fuqi
- 11 gusht 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2022-05-11
LIGJ
Nr. 37/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 35/2016, “PËR TË
DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E TJERA TË LIDHURA ME TO”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to” bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Në pikën 2 të nenit 5 pas fjalëve “përjashtimet dhe kufizimet e së drejtës së autorit” shtohen
fjalët “veprat pa autor dhe kërkimi shterues”.
Neni 1
Pas nenit 16 shtohen nenet 16/1, 16/2 dhe 16/3 me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 16/1
Veprat pa autor
1. “Vepër pa autor” konsiderohet vepra kur pas kryerjes dhe dokumentimit të një kërkimi
shterues, në kuptim të nenit 16/2 të këtij ligji, asnjë nga autorët ose bashkautorët e një vepre nuk
është identifikuar ose nëse autori ose një a më shumë bashkautorë të veprës janë identifikuar, por
asnjërit prej tyre nuk i dihet vendndodhja.
2. Nëse pas kryerjes dhe dokumentimit të kërkimit shterues, në kuptim të këtij ligji, jo të gjithë
bashkautorët e një vepre janë identifikuar ose nëse janë identifikuar dhe u dihet vendndodhja,
zbatohen nenet 75/1 dhe 75/2 të këtij ligji. Kjo pikë e këtij neni zbatohet vetëm nëse të gjithë
bashkautorët e identifikuar dhe që u dihet vendndodhja kanë lëshuar autorizimin e tyre për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.