Për marrjen e masave urgjente, për mbrojtjen dhe përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin e ujërave të ndotura që shkarkohen pranë ose në ujëra larëse
Akti normativ nr. 8/2023, datë 28 dhjetor 2023, nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Zëvendëskryeministri.
- Numri
- 8/2023
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 5 janar 2024
- Hyn në fuqi
- 5 janar 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2024-01-05
AKT NORMATIV
Nr. 8, datë 28.12.2023
PËR MARRJEN E MASAVE URGJENTE, PËR MBROJTJEN DHE
PËRMIRËSIMIN E INFRASTRUKTURËS, PËR TRAJTIMIN E UJËRAVE TË
NDOTURA QË SHKARKOHEN PRANË OSE NË UJËRA LARËSE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe
ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, dhe të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Ky akt normativ ka si qëllim trajtimin e ujërave të ndotura nëpërmjet vendosjes së impiantit
apo sistemit të grumbullimit, trajtimit dhe largimit të ujërave të ndotura nga ana e subjekteve, të
cilat kryejnë veprimtari ekonomike në zonat bregdetare dhe bregun e liqeneve e të lumenjve, të
cilat nuk i trajtojnë ujërat e ndotura, të krijuara nga veprimtaria e tyre ekonomike, dhe i
shkarkojnë ato pranë ose në ujëra larëse.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij akti normativ, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Agroturizëm”, veprimtaria pritëse që zhvillohet në një fermë ose njësi tjetër agrokulturore,
me qëllimin për të tërhequr vizitorë, shpeshherë duke u mundësuar atyre pjesëmarrjen në
veprimtaritë bujqësore ose veprimtaritë e tjera ndihmëse që zhvillohen në atë mjedis bujqësor.
Agroturizmi mbështet zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm të zonave rurale nëpërmjet mbrojtjes
së ambientit, ruajtjes së traditave dhe promovimit të produkteve tipike të zonës.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.