Ligj

Për zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme

Ligji nr. 43/2022, datë 21 prill 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
43/2022
Data e miratimit
21 prill 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 76, 20 maj 2022
Hyn në fuqi
4 qershor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 76, datë 2022-05-20

LIGJ

Nr. 43/2022

PËR ZHVILLIMIN E NDËRMARRJEVE MIKRO, TË VOGLA DHE TË MESME1

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj ka për objekt përcaktimin e rregullave, masave dhe politikave shtetërore për

klasifikimin, nxitjen e krijimit dhe zhvillimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një kuadri rregullator ligjor dhe institucional për përkufizimin

dhe kategorizimin e ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe të mesme, si dhe për përcaktimin e

politikave shtetërore që zbatohen në mbështetje të tyre.

Neni 3

Përkufizime

Në kuptim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Biznese të palistuara” janë sipërmarrjet individuale që ofrojnë kapital në shuma të vogla

për bizneset, në këmbim të një pjese të aksioneve të tyre, për rastet kur bankat ose institucionet

financiare nuk kanë interes të ndërveprojnë.

2. “Fonde të zhvillimit” janë ato fonde që sigurojnë mbështetje financiare për zhvillimin e

investimet në kapacitetet e prodhimit, ndërtimi dhe

zonave në fusha të caktuara, të tilla si:

modernizimi i infrastrukturës, si dhe investimet në fushën e kujdesit shëndetësor e të edukimit.

3. “Fondi për zhvillimin e ndërmarrjeve NMVM” është fondi i krijuar nga buxheti i shtetit me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.