Ligj

PËR USHTRIMIN E FUNKSIONEVE KONSULLORE NGA PËRFAQËSITË DIPLOMATIKE OSE KONSULLORE

Ligji nr. 8372, datë 9 korrik 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8372
Data e miratimit
9 korrik 1998
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 gusht 1998
Hyn në fuqi
22 gusht 1998
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 1998-08-07

LIGJ

Nr.8372, datë 9.7.1998

PËR USHTRIMIN E FUNKSIONEVE KONSULLORE NGA PËRFAQËSITË

DIPLOMATIKE OSE KONSULLORE

Në mbështetje të nenit 16 të ligjit nr. 7491, datë 29.4.1991 "Për dispozitat kryesore

kushtetuese", bazuar në Konventën e Vjenës për marr ëdhëniet diplomatike, datë 10 .4.1961; në

Konventen e Vjenës për ma rrëdhëniet konsullore, datë 24.4.1963; në normat e tjera përkat ëse

ndërkombëtare dhe të Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI POPULLOR

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

I. VEPRIMTARIA KONSULLORE E PËRFAQËSISË DIPLOMATIKE OSE KONSULLORE

Neni 1

Detyrat e përgjithshme të përfaqësisë diplomatike

ose konsullore në veprimtarinë e tyre konsullore

1. Përfaqësitë diplomatike a konsullore në veprimtarinë e tyre konsullore mbështetin

bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shtetit pritës, duke synuar zgjerimin e lidhjeve

në fushën e ekonomisë, përparimit, transportit, kulturës, shkencës dhe të së drejtës.

2. Përfaqë sitë diplomatike a konsullore në veprimtarinë e tyre konsullore mbrojnë interesat

dhe të drejtat e shtetasve shqiptarë në vendin pritës, të cilat burojnë nga normat e ligjet ndërkombëtare

e të shtetit pri tës dhe i ofrojnë atyre ndihmë këshillimore e juridike, kur kërkohet dhe për sa është e

mundur.

3. Përfaqësitë diplomatike a konsullore, në veprimtarinë e tyre konsullore, për sa lejojnë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.