Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2023, "Për buxhetin e vitit 2024"
Akti normativ nr. 1/2024, datë 21 shkurt 2024, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 1/2024
- Data e miratimit
- 21 shkurt 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 35, 22 shkurt 2024
- Hyn në fuqi
- 22 shkurt 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2024-02-22
AKT NORMATIV
Nr. 1, datë 21.2.2024
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2023,
“PËR BUXHETIN E VITIT 2024”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 97/2023, “Për buxhetin e vitit 2024”, bëhen këto ndryshime:
Neni l
Nenet 1, 2, 3, 9 dhe 10 ndyshohen, si më poshtë vijon:
“Neni 1
Buxheti për vitin 2024 është:
Të ardhurat | 686 798 milionë lekë;
Shpenzimet | 744 078 milionë lekë;
Deficiti | 57 280 milionë lekë.
Buxheti përbëhet nga buxheti i shtetit, buxheti vendor dhe fondet speciale: sigurimet shoqërore, sigurimet shëndetësore dhe kompensimi i ish-pronarëve.
Neni 2
Buxheti i shtetit për vitin 2024 është:
Të ardhurat | 500 059 milionë lekë;
Shpenzimet | 557 339 milionë lekë;
Deficiti | 57 280 milionë lekë.
Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2024 është:
Të ardhurat | 71 377 milionë lekë,
nga të cilat: |
- transferta e pakushtëzuar e përgjithshme | 24 343 milionë lekë;
- transferta e pakushtëzuar sektoriale | 10 942 milionë lekë;
- transferta sektoriale për pagat | 1 500 milionë lekë;
- të ardhura të tjera | 34 592 milionë lekë;
Shpenzimet | 71 377 milionë lekë.
...
Neni 9
Të ardhurat e buxhetit të shtetit sipas grupeve kryesore janë:
Grantet | 16 957 milionë lekë;
Të ardhurat tatimore | 449 802 milionë lekë;
Të ardhurat jotatimore | 33 301 milionë lekë.
Neni 10
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.