Për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian Horizont Evropa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin
Ligji nr. 47/2022, datë 28 prill 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2022
- Data e miratimit
- 28 prill 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 12 maj 2022
- Hyn në fuqi
- 27 maj 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2022-05-12
LIGJ
Nr. 47/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRKOMBËTARE NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BASHKIMIT
EVROPIAN PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË
PROGRAMIN E BASHKIMIT EVROPIAN HORIZONT EVROPA – PROGRAMI
KUADËR PËR KËRKIMIN DHE INOVACIONIN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërkombëtare ndërmjet Këshillit
të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e
Bashkimit Evropian Horizont Evropa – Programi Kuadër për Kërkimin dhe Inovacionin, sipas
tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 28.4.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13612, datë 10.5.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta.
MARRËVESHJE NDËRKOMBËTARE
NDËRMJET BASHKIMIT EVROPIAN NGA NJËRA ANË DHE
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NGA ANA TJETËR,
PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROGRAMIN E BASHKIMIT
EVROPIAN HORIZONT EVROPA – PROGRAMI KUADËR PËR KËRKIMIN DHE
INOVACIONIN
Komisioni Evropian (në vijim “Komisioni”), në emër të Bashkimit Evropian, njëra Palë, dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.