Për ratifikimin e Konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”
Ligji nr. 45/2022, datë 28 prill 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 45/2022
- Data e miratimit
- 28 prill 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 70, 12 maj 2022
- Hyn në fuqi
- 27 maj 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2022-05-12
LIGJ
Nr. 45/2022
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EVROPËS
“PËR AKSESIN NË DOKUMENTE ZYRTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa e Këshillit
të Evropës “Për aksesin në dokumente zyrtare”, që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Në përputhje me nenin 12, pika 1, të Konventës së Këshillit të Evropës “Për aksesin në
dokumente zyrtare”, Republika e Shqipërisë cakton Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe
Mbrojtjen e të Dhënave Personale si përfaqësues në Këshillin e Palëve.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.4.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13610, datë 10.5.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir
Meta.
Këshilli i Evropës
Seria e Traktateve të Këshillit të Evropës nr. 205
KONVENTA E KËSHILLIT TË EVROPËS
PËR AKSESIN NË DOKUMENTE ZYRTARE
Tromsø, 18.VI.2009
Hyrje
Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe nënshkruesit e tjerë të kësaj Konvente,
duke pasur parasysh se synimi i Këshillit të Evropës është arritja e një uniteti më të madh ndërmjet
anëtarëve të tij, me qëllim mbrojtjen dhe realizimin e idealeve dhe parimeve, të cilat janë trashëgimia
e tyre e përbashkët;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.