Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës

Ligji nr. 44/2022, datë 28 prill 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2022
Data e miratimit
28 prill 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 70, 12 maj 2022
Hyn në fuqi
27 maj 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 70, datë 2022-05-12

LIGJ

Nr. 44/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (HUAMARRËSI), PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW) PËR REHABILITIMIN E HIDROCENTRALIT TË FIERZËS

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë (huamarrësi), përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) (agjencia e zbatimit të projektit) dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për rehabilitimin e hidrocentralit të Fierzës, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datë 28.4.2022

Shpallur me dekretin nr. 13609, datë 10.5.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE HUAJE

e datës 23.12.2021

NDËRMJET KfW-së, FRANKFURT AM MAIN (“KfW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“HUAMARRËSI”), TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË DHE KORPORATËS ELEKTROENERGJETIKE SHQIPTARE (KESH) (“AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT”)

për shumën

40,000,000.00 EURO

– Rehabilitimi i Hidrocentralit të Fierzës –

BMZ-nr. 2019 69 401

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.