Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri
Ligji nr. 48/2022, datë 12 maj 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2022
- Data e miratimit
- 12 maj 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 86, 10 qershor 2022
- Hyn në fuqi
- 25 qershor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 86, datë 2022-06-10
LIGJ
Nr. 48/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE AGJENCISË FRANCEZE PËR ZHVILLIM PËR NJË HUA TË BAZUAR NË POLITIKA PËR MBËSHTETJEN E BARAZISË GJINORE NË AKSESIN NDAJ MUNDËSIVE EKONOMIKE NË SHQIPËRI
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim për një hua të bazuar në politika për mbështetjen e barazisë gjinore në aksesin ndaj mundësive ekonomike në Shqipëri sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARE
Lindita Nikolla
Miratuar më datën 12.5.2022.
MARRËVESHJE E SHUMËS SË KREDISË
NDËRMJET
1. Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë,
të përfaqësuar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, i cili është autorizuar sipas rregullave për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje (“Huamarrësi”);
DHE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.