Për ratifikimin e protokollit ndryshues të Konventës “Për mbrojtjen e individëve në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”
Ligji nr. 49/2022, datë 12 maj 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 49/2022
- Data e miratimit
- 12 maj 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 79, 26 maj 2022
- Hyn në fuqi
- 10 qershor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 79, datë 2022-05-26
LIGJ
Nr. 49/2022
PËR RATIFIKIMIN E PROTOKOLLIT NDRYSHUES TË KONVENTËS
“PËR MBROJTJEN E INDIVIDËVE, NË LIDHJE ME PËRPUNIMIN
AUTOMATIK TË TË DHËNAVE PERSONALE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet protokolli ndryshues i Konventës “Për mbrojtjen e individëve, në lidhje me
përpunimin automatik të të dhënave personale”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është
pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Në përputhje me nenin 21, pika 3, të protokollit ndryshues të Konventës “Për mbrojtjen e
individëve, në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale”, Republika e Shqipërisë
cakton si autoritet mbikëqyrës Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale me adresë: Rruga “Abdi Toptani”, Tiranë, Shqipëri.
Neni 3
Shfuqizime
Në datën e hyrjes në fuqi të protokollit ndryshues të Konventës për Mbrojtjen e Individëve
në lidhje me Përpunimin Automatik të të Dhënave Personale hyjnë në fuqi shfuqizimet e
mëposhtme:
a) në ligjin nr. 9288, datë 7.10.2004, “Për ratifikimin e Konventës ‘Për mbrojtjen e individëve,
në lidhje me përpunimin automatik të të dhënave personale’, të ndryshuar”, nenet 2, 3 dhe 4
shfuqizohen;
‘Për
b) ligji nr. 9287, datë 7.10.2004, “Për ratifikimin e protokollit shtesë të Konventës,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.