Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”
Ligji nr. 52/2022, datë 9 qershor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 52/2022
- Data e miratimit
- 9 qershor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 100, 6 korrik 2022
- Hyn në fuqi
- 21 korrik 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 100, datë 2022-07-06
LIGJ
Nr. 52/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN “PËRMIRËSIMI I SISTEMIT TË SHËNDETËSISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për projektin “Përmirësimi i sistemit të shëndetësisë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 9.6.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13751, datë 30.6.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
HUAJA NUMËR 9306-AL
MARRËVESHJE HUAJE
(Financim shtesë për Projektin e Përmirësimit të Sistemit të Shëndetësisë)
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM
Marrëveshje sipas datës së nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (“Huamarrësi”) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (“Banka”),
DUKE PASUR PARASYSH SE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.