Për shërbimin spitalor në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 55/2022, datë 7 korrik 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2022
- Data e miratimit
- 7 korrik 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 9 gusht 2022
- Hyn në fuqi
- 24 gusht 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2022-08-09
LIGJ
Nr. 55/2022
PËR SHËRBIMIN SPITALOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË,
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i veprimtarisë së shërbimit spitalor në Republikën e
Shqipërisë, mënyrës së organizimit, administrimit, menaxhimit dhe financimit të këtij shërbimi, si
dhe përcaktimi i rregullave për hapjen, mënyrën e ushtrimit të veprimtarisë dhe mbylljen e
spitaleve publike dhe jopublike.
Neni 2
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim sigurimin dhe garantimin e ofrimit të shërbimit spitalor në Republikën e
Shqipërisë, bazuar në standardet e cilësisë dhe sigurisë së ofrimit të kujdesit spitalor, në
respektimin e të drejtës themelore të shtetasve për shërbime shëndetësore të aksesueshme dhe
cilësore.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. Autonomi spitalore është një formë e decentralizimit, që adreson delegimin gradual të të
drejtave të vendimmarrjes financiare dhe administrative nga strukturat e qeverisjes së
përgjithshme te spitalet, si institucione të kujdesit shëndetësor publik.
2. Karta e Autonomisë Spitalore është instrumenti ligjor, i cili garanton dhënien e autonomisë
spitaleve publike, që jepet nga ministri përgjegjës për shërbimin spitalor sipas kritereve të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.