Ligj

Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore

Ligji nr. 58/2022, datë 14 korrik 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 prill 2026.

Numri
58/2022
Data e miratimit
14 korrik 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 114, 12 gusht 2022
Hyn në fuqi
27 gusht 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2022-08-12

LIGJ

Nr. 58/2022

PËR KRIJIMIN, ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E PARQEVE

TEKNOLOGJIKE DHE SHKENCORE

Në mbështetje të neneve 78, 81, 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim që nëpërmjet krijimit dhe funksionimit të parqeve teknologjike dhe

shkencore të realizojë nxitjen e një ose më shumë objektivave:

a) zhvillimin e industrive të teknologjisë së lartë dhe inovacionit;

b) kërkim-zhvillimin për produkte dhe shërbime të reja dhe përmirësimin e atyre ekzistuese;

c) krijimin e vendeve të kualifikuara të punës për profesionistë të fushave të shkencës e të

teknologjisë.

Neni 2

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për krijimin, organizimin dhe funksionimin e

parqeve teknologjike dhe shkencore (në vijim “parqet”).

Neni 3

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) “Infrastrukturë e përgjithshme” ka të njëjtin kuptim me përkufizimin e dhënë në

legjislacionin në fuqi për krijimin dhe funksionimin e zonave të teknologjisë dhe zhvillimit

ekonomik;

b) “Inovacion në prodhim” janë metodat e përdorura në prodhimin e produkteve të reja ose

të përmirësuara, të cilat nuk mund të prodhohen në mjediset ekzistuese ose prodhohen me

teknika apo metoda inovative;

c) “Kërkim dhe zhvillim” janë veprimtari që ndërmerren me qëllim përfitimin e njohurive të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 2 prill 2026 · 35/2026 · Për disa ndyshime dhe shtesa në ligjin nr. 58/2022, "Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e parqeve teknologjike dhe shkencore"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.