Ligj

Për shpalljen e moratoriumit të gjuetisë në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 60/2022, datë 21 korrik 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
60/2022
Data e miratimit
21 korrik 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 114, 12 gusht 2022
Hyn në fuqi
27 gusht 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 114, datë 2022-08-12

LIGJ

Nr. 60/2022

PËR SHPALLJEN E MORATORIUMIT TË GJUETISË NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë, me qëllim përmirësimin

e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie.

Neni 2

Objekti dhe fusha e veprimit

Ky ligj përcakton rregullat që do të zbatohen gjatë ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë së

gjuetisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 3

Pezullimi i përdorimit të zonave të gjuetisë dhe pezullimi i gjuetisë në zonat e

mbarështimit të faunës së egër

1. Përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike sipas

legjislacionit në fuqi për gjuetinë, pezullohet.

2. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona ku

mbarështohet fauna e egër nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji.

Neni 4

Përjashtim nga fusha e veprimit

1. Përjashtohen nga fusha e zbatimit të nenit 2 të këtij ligji:

a) gjuetia në rastet e konstatimit të mbipopullimit të një lloji të faunës së egër në zonat e

lejuara për gjueti dhe në rezervatet e mbarështimit, si dhe në rastet e konstatimit të dëmtimit të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.