Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 123/2014, "Për urdhrin e mjekëve në Republikën e Shqipërisë"
Akti normativ nr. 2/2024, datë 1 gusht 2024, nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
- Numri
- 2/2024
- Data e miratimit
- 1 gusht 2024
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 139, 7 gusht 2024
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 2024
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 139, datë 2024-08-07
1
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 1.8.2024
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 123/2014, “PËR
URDHRIN E MJEKËVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 123/2014, “Për Urdhrin e Mjekëve në Republikën e Shqipërisë”, bëhen këto
ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në shkronjën “b”, të pikës 2, të nenit 4, fjala “... vendos ...” zëvendësohet me “... harton ...”.
Neni 2
Pas shkronjës “ç”, të pikës 2, të nenit 5, shtohet shkronja “d”, me këtë përmbajtje:
“d) nuk janë larguar me masën disiplinore të heqjes së licencës.”.
Neni 3
Shkronja “b”, e pikës 1, të nenit 7, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“b) kur i hiqet licenca individuale e ushtrimit të profesionit me vendim disiplinor apo me
vendim gjykate;”.
Neni 4
Pas shkronjës “c”, të nenit 8, shtohen shkronjat “ç” dhe “d”, me këtë përmbajtje:
“ç) të mos punojë në sistemin shëndetësor jopublik më shumë se 30 për qind të orëve mujore,
që punon në sistemin shëndetësor publik;
d) të mos u kërkojë pacientëve, që i janë paraqitur në institucionin shëndetësor publik për
trajtim dhe shërbime, në përputhje me specialitetin e tij, që t’i drejtohen institucionit shëndetësor
jopublik, ku ai ushtron profesionin e tij.”.
Neni 5
Pas nenit 8 shtohet neni 8/a, me këtë përmbajtje:
“Neni 8/a
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.