Për ratifikimin e marrëveshjes financiare kuadër të partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III)
Ligji nr. 65/2022, datë 15 shtator 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 65/2022
- Data e miratimit
- 15 shtator 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 130, 29 shtator 2022
- Hyn në fuqi
- 14 tetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 130, datë 2022-09-29
LIGJ
Nr. 65/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES FINANCIARE KUADËR TË
PARTNERITETIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR
NGA KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, DHE
KOMISIONIT EVROPIAN PËR RREGULLAT SPECIFIKE TË ZBATIMIT TË
ASISTENCËS FINANCIARE TË BE-së PËR REPUBLIKËN E SHQIPËRISË NË
KUADËR TË INSTRUMENTIT PËR ASISTENCËN E PARAANËTARËSIMIT (IPA
III)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja financiare kuadër e partneritetit ndërmjet Republikës së Shqipërisë,
përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian për
rregullat specifike të zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Republikën e Shqipërisë në
kuadër të Instrumentit për Asistencën e Paraanëtarësimit (IPA III) sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 15.9.2022
Shpallur me dekretin nr. 13853, datë 26.9.2022 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Bajram Begaj
________________
4 Këto raste përjashtimore duhet të kenë lidhje me faktorë të jashtëm të paparashikueshëm që janë jashtë tagrave të
autoritetit auditues.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.