Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës kundër terrorizmit

Ligji nr. 66/2022, datë 15 shtator 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2022
Data e miratimit
15 shtator 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 132, 5 tetor 2022
Hyn në fuqi
20 tetor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 132, datë 2022-10-05

LIGJ

Nr. 66/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PËR BASHKËPUNIMIN NË

FUSHËN E SIGURISË DHE LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT

Në mbështetje të neneve 78, 83, 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

qeverisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe luftës

kundër terrorizmit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 15.9.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13854, datë 27.9.2022, të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Bajram Begaj.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË EMIRATEVE TË BASHKUARA ARABE, PËR

BASHKËPUNIMIN NË FUSHËN E SIGURISË DHE LUFTËS KUNDËR TERRORIZMIT

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, i përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, dhe

qeveria e Emirateve të Bashkuara Arabe, e përfaqësuar nga Ministria e Brendshme, dhe (në vijim

referuar kolektivisht si “Palët” dhe individualisht si “Pala”),

me dëshirën për të zhvilluar lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet tyre dhe duke

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.