Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për Ndihmat Detare në Lundrim

Ligji nr. 68/2022, datë 22 shtator 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
68/2022
Data e miratimit
22 shtator 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 134, 12 tetor 2022
Hyn në fuqi
27 tetor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 134, datë 2022-10-12

LIGJ

Nr. 68/2022

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN MBI

ORGANIZATËN NDËRKOMBËTARE PËR NDIHMAT DETARE NË LUNDRIM

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për Ndihmat

Detare në Lundrim, sipas tekstit të konventës bashkëlidhur.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 22.9.2022.

Shpallur me dekretin nr.13857, datë 6.10.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

KONVENTA MBI ORGANIZATËN NDËRKOMBËTARE PËR NDIHMAT DETARE

NË LUNDRIM

Preambulë

Shtetet Palë të kësaj Konvente:

Duke pasur parasysh se Shoqata Ndërkombëtare e Autoriteteve të Fareve u krijua më 1 korrik

1957 dhe u riemërtua Shoqata Ndërkombëtare e Ndihmave Detare për Autoritetet e Lundrimit

dhe Fareve në vitin 1998;

Duke njohur rolin e Shoqatës Ndërkombëtare të Ndihmave Detare për Autoritetet e

Lundrimit dhe Fareve në përmirësimin dhe harmonizimin e vazhdueshëm të Ndihmave Detare

në Lundrim për lëvizjen e sigurt, ekonomike dhe efikase të anijeve në dobi të komunitetit detar

dhe mbrojtjes së mjedisit;

Duke marrë në konsideratë dispozitat e Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi ligjin për

Detin, 1982 dhe të Konventës Ndërkombëtare për Sigurinë e Jetës në Det, 1974, të ndryshuar;

dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.