Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 45/2015 "Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë", i ndryshuar
Ligji nr. 72/2022, datë 19 tetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 72/2022
- Data e miratimit
- 19 tetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 154, 16 nëntor 2022
- Hyn në fuqi
- 1 dhjetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 154, datë 2022-11-16
LIGJ
Nr. 72/2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 45/2015 “PËR TË DREJTËN E
INFORMIMIT PËR DOKUMENTET E ISH-SIGURIMIT TË SHTETIT TË
REPUBLIKËS POPULLORE SOCIALISTE TË SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me nismë deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 45/2015 , “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish -Sigurimit të Shtetit të
Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Në pikën 3, të nenit 1, pas shprehjes “informacionin e klasifikuar sekret shtetëror” shtohet togfjalëshi
“si dhe Kodin e Procedurave Administrative”.
Neni 2
Në pikën 1, të nenit 2, pas fjalëve “që lidhen” shtohet togfjalëshi “kryesisht, por pa u kufizuar”.
Neni 3
Në pikën 4, të nenit 3, pas fjalëve “që lidhen” shtohet togfjalëshi “kryesisht, por pa u kufizuar” dhe
fjala “dosje” zëvendësohet me fjalën “dokumente”.
Neni 4
Pas pikës 1, të nenit 5, shtohen pikat 1.1 dhe 1.2, me këtë përmbajtje:
“1.1 Me qëllim përcaktimin e gjendjes së fakt eve dhe rrethanave që kanë lidhje me çështjen, organi
publik, mund:
a) të mbledhë deklarata nga palët, dëshmitarët dhe ekspertët duke garantuar në çdo rast
konfidencialitetin e individëve, që ofrojnë informacion si persona të përfshirë ose në dijeni për rrethanat
e çështjes;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.