Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike
Ligji nr. 71/2022, datë 20 tetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 71/2022
- Data e miratimit
- 20 tetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 144, 1 nëntor 2022
- Hyn në fuqi
- 16 nëntor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2022-11-01
LIGJ
Nr. 71/2022
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË PROTOKOLLIN E
DYTË SHTESË TË KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK MBI
BASHKËPUNIMIN E ZGJERUAR DHE ZBULIMIN E PROVAVE
ELEKTRONIKE
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, e 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, pika 3, të ligjit nr.
43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në protokollin e dytë shtesë të Konventës për Krimin
Kibernetik mbi Bashkëpunimin e Zgjeruar dhe Zbulimin e Provave Elektronike, sipas tekstit
që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 20.10.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13865, datë 25.10.2022, të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Bajram Begaj.
1
www.coe.int/cybercrime
Version i datës 28 maj 2021/redaktuar më 13 tetor 2021 T-CY (2020)7
T-CY(2020)7_PDP_Protocol_v5 (i redaktuar më 13 tetor 2021)
KOMITETI I KONVENTËS SË KRIMIT KIBERNETIK (T-CY)
PROTOKOLLI I DYTË SHTESË I KONVENTËS PËR KRIMIN KIBERNETIK MBI
RRITJEN E BASHKËPUNIMIT DHE ZBULIMIN E PROVAVE ELEKTRONIKE
I MIRATUAR NGA T-CY NË SESIONIN E TIJ TË 24-t PLENAR (28 MAJ 2021)
ME RAPORT SHPJEGUES TË REDAKTUAR NË TETOR 2021
Përmbajtja
Protokolli i Dytë Shtesë i Konventës për Krimin Kibernetik mbi Rritjen e Bashkëpunimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.