Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin.

Ligji nr. 70/2022, datë 20 tetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
70/2022
Data e miratimit
20 tetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 143, 31 tetor 2022
Hyn në fuqi
15 nëntor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 143, datë 2022-10-31

LIGJ

Nr. 70/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM PËR FINANCIMIN SHTESË PËR PROJEKTIN E ZHVILLIMIT TË INTEGRUAR URBAN DHE TURIZMIN

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin shtesë për projektin e zhvillimit të integruar urban dhe turizmin sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datën 20.10.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13867, datë 27.10.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

HUAJA NUMËR 9326-AL

MARRËVESHJE HUAJE

(Financim shtesë për Projektin për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmit në Shqipëri)

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

MARRËVESHJE, e cila mban datën e nënshkrimit ndërmjet REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (“Huamarrësi”) dhe BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (“Banka”). Me anë të kësaj Marrëveshjeje, Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Neni I

Kushtet e përgjithshme; përkufizime

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.