Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 12/2018 "Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme" të ndryshuar
Ligji nr. 78/2022, datë 17 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2022
- Data e miratimit
- 17 nëntor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 165, 13 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 28 dhjetor 2022
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 165, datë 2022-12-13
LIGJ
Nr. 78/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 12/2018, “PËR
VLERËSIMIN KALIMTAR DHE PERIODIK TË PUNONJËSVE TË POLICISË SË
SHTETIT, GARDËS SË REPUBLIKËS DHE SHËRBIMIT PËR ÇËSHTJET E
BRENDSHME DHE ANKESAT NË MINISTRINË E BRENDSHME”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 12/2018, “Për vlerësimin kalimtar dhe periodik të punonjësve të Policisë së
Shtetit, Gardës së Republikës dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në
Ministrinë e Brendshme”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
1. Kudo në ligj emërtimi “Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat” zëvendësohet me
emërtimin “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore”.
2. Kudo në ligj fjalët “organi i/organet e vlerësimit” zëvendësohen me fjalët “trupa/trupat e
vlerësimit”.
3. Kudo në ligj
fjalët “vetëvlerësim profesional” zëvendësohen me fjalët “vlerësim
profesional”.
Neni 2
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pikat 1 dhe 3, shfuqizohen.
2. Pas pikës 3 shtohen pikat 3.1, 3.2 dhe 3.3 me këtë përmbajtje:
“3.1 “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore” është institucioni përgjegjës për vlerësimin kalimtar
dhe periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së
Mbikëqyrjes Policore.”;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.