Ligj

Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2021

Ligji nr. 74/2022, datë 17 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
74/2022
Data e miratimit
17 nëntor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 168, 15 dhjetor 2022
Hyn në fuqi
30 dhjetor 2022
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 168, datë 2022-12-15

LIGJ

Nr. 74/2022

PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2021

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158 të Kushtetutës dhe të nenit 63 të ligjit nr. 9936,

datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit

Miratohet buxheti faktik, si raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit, për vitin 2021, sipas

dokumenteve të mëposhtme, që i bashkëlidhen këtij ligji dhe janë pjesë përbërëse e tij:

a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit për vitin 2021;

b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2021 në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e

realizuar;

c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij për vitin 2021;

ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës për vitin 2021;

d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar publik në njësitë e qeverisjes së

përgjithshme gjatë vitit 2021.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 17.11.2022.

Shpallur me dekretin nr. 13876, datë 7.12.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.