Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 83/2022, datë 24 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
83/2022
Data e miratimit
24 nëntor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 173, 22 dhjetor 2022
Hyn në fuqi
6 janar 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2022-12-22

LIGJ

Nr. 83/2022

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 5 bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Shkronjat “g”, “h” dhe “j” ndryshohen si më poshtë:

“g) “Tatimpagues” nënkupton çdo person që është:

i. subjekt i tatimeve sipas parashikimeve të shkronjave “a” deri në “dh” të pikës 2 të nenit 4 të këtij

ligji;

ii. subjekt i tatimeve, taksave dhe tarifave vendore sipas pikës 3 të nenit 4 të këtij ligji;

iii. subjekt i pagesës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore sipas legjislacionit

përkatës në fuqi për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore;

iv. agjent i mbajtjes së tatimit në burim në rastet kur parashikohet nga ky ligj apo ligjet e tjera

tatimore.

h) “Person i

lidhur” nënkupton çdo person që është i

lidhur me një person tjetër në një

marrëdhënie që ndikon drejtpërdrejt ose tërthorazi në përcaktimin e bazës tatimore nëpërmjet

menaxhimit, kontrollit apo pronësisë. Dy persona janë të lidhur nëse njëri ose të dy personat do të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.