Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014 "Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar
Ligji nr. 82/2022, datë 24 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 82/2022
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 170, 20 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 4 janar 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 170, datë 2022-12-20
LIGJ
Nr. 82/2022
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 92/2014, “PËR TATIMIN
MBI VLERËN E SHTUAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 92/2014 “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar,
bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Pas shkronjës “p” të nenit 51, “Përjashtimi i disa veprimtarive me interes të përgjithshëm”, shtohet
shkronja “q” me këtë përmbajtje:
“q) Furnizimi i artikujve të përfshirë në kreun 4401 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave,
me efekt deri më 31 dhjetor 2023.”.
Neni 2
Pas pikës 44 të nenit 56, “Përjashtime të veçanta në import”, shtohen pikat 45 dhe 46 me këtë
përmbajtje:
“45. Mallrat e destinuara për realizimin e projekteve të financuara me fonde të marra në bazë të një
marrëveshje donacioni/granti
së
lidhur ndërmjet Këshillit
Shqipërisë/Republikës së Shqipërisë dhe donatorëve të huaj, nëse në marrëveshje është parashikuar se
fondet e marra nuk do të përdoren për të paguar tatime.
të Republikës
të Ministrave
të
Kriteret dhe procedurat për zbatimin e kësaj pike përcaktohen me udhëzim të ministrit të financave.
46. Importimi i artikujve të përfshirë në kreun 4401 të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave,
me efekt deri më 31 dhjetor 2023.”.
Neni 3
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.