Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji "Enciklopedia shqiptare”
Ligji nr. 80/2022, datë 24 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 80/2022
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 170, 20 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 4 janar 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 170, datë 2022-12-20
LIGJ
Nr. 80/2022
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT NDËRMJET
KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË
SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT
MADHOR NË ALBANOLOGJI “ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Këshillit
të Ministrave të Republikës së
Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit madhor në
albanologji “Enciklopedia shqiptare” sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e
tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar më datë 24.11.2022.
Shpallur me dekretin nr. 13880, datë 19.12.2022, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
MARRËVESHJE BASHKËPUNIMI
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT
MADHOR NË ALBANOLOGJI ENCIKLOPEDIA SHQIPTARE
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Kosovës, të cilat më
poshtë do të quhen Palë,
Të nxitura nga përgjegjësia për promovimin e përbashkët të identitetit kombëtar si trashëgimi e
pandashme e popullit shqiptar;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.