Për miratimin e marrëveshjes kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company, sh.a. dhe NSHMI Development L.L.C., në lidhje me projektin e investimit strategjik "Marina & Jahtet e Durrësit"
Ligji nr. 79/2022, datë 24 nëntor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 79/2022
- Data e miratimit
- 24 nëntor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 173, 22 dhjetor 2022
- Hyn në fuqi
- 6 janar 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 173, datë 2022-12-22
LIGJ
Nr. 79/2022
PËR MIRATIMIN E MARRËVESHJES KUADËR NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE EAGLE HILLS REAL ESTATE DEVELOPMENT, ALBANIAN SEAPORTS DEVELOPMENT COMPANY SHA, DHE NSHMI DEVELOPMENT L.L.C., NË LIDHJE ME PROJEKTIN E INVESTIMIT STRATEGJIK “MARINA & JAHTET E DURRËSIT”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pikat 1 e 2, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i marrëveshjes
Miratohet marrëveshja kuadër ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Eagle Hills Real Estate Development, Albanian Seaports Development Company sh.a., dhe NSHMI Development L.L.C. për projektin e investimit strategjik “Marina & Jahtet e Durrësit”, si dhe shtojcat e kësaj marrëveshjeje kuadër sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Regjimi i posaçëm në zbatim të marrëveshjes
1. Shoqëria e përbashkët për realizimin e projektit “Marina & Jahtet e Durrësit” përjashtohet nga detyrimi për të paguar taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe kontributin e strehimit social sipas legjislacionit në fuqi për sistemin e taksave vendore dhe legjislacionit në fuqi për strehimin social. Vlera e detyrimit të përjashtuar është pjesë e kontributit të shtetit shqiptar në investim, sipas marrëveshjes së përcaktuar në nenin 1 të këtij ligji.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.