Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996 “KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Ligji nr. 9953, datë 14 korrik 2008, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9953
Data e miratimit
14 korrik 2008
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 122, 31 korrik 2008
Hyn në fuqi
15 gusht 2008
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 122, datë 2008-07-31

LIGJ

Nr.9953, datë 14.7.2008

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8116, DATË 29.3.1996

“KODI I PROCEDURËS CIVILE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81 pika 2 shkronja “d” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8116, datë 29.3.1996 “Kodi i Procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë”,

të ndryshuar, bëhet kjo shtesë:

Neni 1

Në nenin 510, në fund të shkronjës “d” shtohet togfjalëshi “ose aktet për dhënien e

kredive nga institucionet financiare jobankare”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.5831, datë 29.7.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.