Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë", të ndryshuar
Akti normativ nr. 2/2025, datë 5 shkurt 2025, nga Ministria e Brendshme.
- Numri
- 2/2025
- Data e miratimit
- 5 shkurt 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 24, 6 shkurt 2025
- Hyn në fuqi
- 6 shkurt 2025
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2025-02-06
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 5.2.2025
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002,
“PËR LETËRNJOFTIMIN ELEKTRONIK TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË
NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Pas nenit 9/4, të ligjit nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve
shqiptarë”, të ndryshuar, shtohet neni 9/5, me këtë përmbajtje:
“Neni 9/5
Dispozitë kalimtare
Afati i vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik, që përfundon deri në datën 11 maj 2025, zgjatet
deri në datën 31 maj 2025 për shtetasit me vendbanim jashtë vendit, votues në zgjedhjet për Kuvendin,
të shpallura me dekretin nr. 399, datë 5.12.2024, të Presidentit Republikës.
Kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së letërnjoftimit elektronik ka efekt vetëm për ushtrimin e së
drejtës për të zgjedhur në datën 11 maj 2025.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.