Akt normativ

Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, "Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit", të ndryshuar

Akti normativ nr. 1/2025, datë 5 shkurt 2025, nga Ministria e Brendshme.

Numri
1/2025
Data e miratimit
5 shkurt 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 24, 6 shkurt 2025
Hyn në fuqi
6 shkurt 2025
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Akt normativ

Fletore Zyrtare: nr. 24, datë 2025-02-06

AKT NORMATIV

Nr. 1, datë 5.2.2025

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 8668, DATË 23.10.2000,

“PËR PAJISJEN E SHTETASVE SHQIPTARË ME PASAPORTË PËR JASHTË

SHTETIT”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i

Ministrave

VENDOSI:

Neni 1

Pas nenit 14/3, të ligjit nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë

për jashtë shtetit”, të ndryshuar, shtohet neni 14/4, me këtë përmbajtje:

“Neni 14/4

Dispozitë kalimtare

Afati i vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë, që përfundon deri në datën 11 maj 2025,

zgjatet deri në datën 31 maj 2025 për shtetasit me vendbanim jashtë vendit, votues në zgjedhjet për

Kuvendin, të shpallura me dekretin nr. 399, datë 5.12.2024, të Presidentit të Republikës.

Kjo zgjatje e afatit të vlefshmërisë së pasaportave ka efekt vetëm për ushtrimin e së drejtës për të

zgjedhur në datën 11 maj 2025.”.

Neni 2

Hyrja në fuqi

Ky akt normativ hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.