Për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë
Ligji nr. 91/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 91/2022
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 5, 12 janar 2023
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2023-01-12
LIGJ
Nr. 91/2022
PËR ADERIMIN NË INICIATIVËN E PËRBASHKËT PËR RREGULLOREN
E BRENDSHME PËR SHËRBIMET TË ORGANIZATËS BOTËRORE TË
TREGTISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 2, dhe 121 të Kushtetutës dhe të nenit 18, pika 2, të ligjit
nr. 43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për
Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është
pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 22.12.2022.
Shpallur me dekretin nr. 3, datë 9.1.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.