Ligj

Për vreshtarinë dhe verën

Ligji nr. 86/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
86/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 16 janar 2023
Hyn në fuqi
31 janar 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2023-01-16

LIGJ

Nr. 86/2022

PËR VRESHTARINË DHE VERËN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

KUSHTE TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

1. Ky ligj ka për qëllim:

a) vendosjen e rregullave për kultivimin e vreshtave që përdoren për prodhimin e verës, regjistrin e vreshtarisë, prodhimin, etiketimin, marketingun, potencialin e prodhimit dhe kontrollet e produkteve të verës në Republikën e Shqipërisë, për përshtatjen me kërkesat dhe standardet e tregut ndërkombëtar;

b) mbrojtjen e interesave të konsumatorëve, duke ruajtur një konkurrencë të drejtë ndërmjet prodhuesve dhe operatorëve të tjerë në sektorin e verës;

c) nxitjen e përmirësimit të cilësisë së produkteve me marrjen e masave kombëtare për politikën e cilësisë në sektorin e verës.

2. Ky ligj zbatohet nga të gjithë personat fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj, që zhvillojnë në Shqipëri aktivitete ekonomike që lidhen me qëllimin e ligjit, duke përfshirë prodhimin, tregtimin, eksportin dhe importin e produkteve të mbuluara nga sektori i verës.

3. Ky ligj nuk zbatohet për produktet e verës që nuk janë për shitje.

Neni 2

Përkufizime

Termat e përdorur në këtë ligj kanë këto kuptime:

1. “Produktet e sektorit të verës” janë produktet e mbuluara nga kodet e mëposhtme të nomenklaturës së kombinuar të mallrave:

a) 2009 61, 2009 69, “Lëng rrushi” (përfshirë mushtin e rrushit);

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.