Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, "Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 87/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
87/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 3, 9 janar 2023
Hyn në fuqi
9 janar 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2023-01-09

LIGJ

Nr. 87/2022

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 10 383, DATË 24.2.2011, “PËR SIGURIMIN E

DETYRUESHËM TË KUJDESIT SHËNDETËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr. 10 383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në

Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, pas shkronjës “ë”, të pikës 2, të nenit 5, shtohet shkronja “f”,

me këtë përmbajtje:

“f) gratë e papuna me tre apo më shumë fëmijë të moshës deri në 18 vjeç, ku njëri prej fëmijëve

është nën moshën 5 vjeç dhe familja ka të ardhura nën 100 mijë lekë në muaj, për periudhën e kujdesit

ndaj fëmijës deri në moshën 5-vjeçare.”.

Ky ligj hyn në fuqi 15 pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2023.

Neni 2

Miratuar më datë 22.12.2022.

Shpallur me dekretin nr. 1, datë 6.1.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.