Për Policinë Bashkiake
Ligji nr. 89/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 89/2022
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 2022
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 16 janar 2023
- Hyn në fuqi
- 31 janar 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2023-01-16
LIGJ
Nr. 89/2022
PËR POLICINË BASHKIAKE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj rregullon misionin, organizimin, funksionimin dhe kompetencat e Policisë Bashkiake në
Republikën e Shqipërisë, marrëdhëniet e punës së punonjësit të Policisë Bashkiake, si dhe masat për
ruajtjen e rendit e të sigurisë publike në komunitet.
Neni 2
Misioni
Policia Bashkiake ka si mision ushtrimin e funksioneve në shërbim të sigurisë, qetësisë dhe rendit në
komunitet, mbarëvajtjes së punëve publike, miradministrimit të hapësirave publike dhe mbrojtjes së
mjedisit në territorin e juridiksionit të saj.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Drejtuesi i Policisë Bashkiake” është autoriteti më i lartë ekzekutiv dhe organizativ i Policisë
Bashkiake, që përgjigjet drejtpërdrejt para kryetarit të bashkisë për realizimin e detyrave dhe objektivave
të përcaktuar.
2. “Emërim i punonjësit të Policisë Bashkiake” është momenti i fillimit të marrëdhënieve juridike të
punës për punonjësin e Policisë Bashkiake.
3. “Hapësirat publike” janë hapësirat e jashtme, si: trotuari, rruga, sheshi, lulishtja, parku e të tjera të
ngjashme në shërbim të komunitetit, ku menaxhimi është publik ose privat, si edhe rrugëkalimet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.