Ligj

Për ratifikimin e marëveshjes së huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, "Hua shtesë"

Ligji nr. 88/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
88/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 12 janar 2023
Hyn në fuqi
27 janar 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2023-01-12

LIGJ

Nr. 88/2022

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT SAUDIT

PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E NDËRTIMIT TË RRUGËS

TIRANË–ELBASAN–QUKËS–QAFA E PLLOÇËS, “HUA SHTESË”

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, shkronja “ç”, të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të rrugës Tiranë–Elbasan–Qukës–Qafa e Plloçës,

“Hua shtesë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 22.12.2022.

Shpallur me dekretin nr. 4, datë 10.1.2023, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

MARRËVESHJE HUAJE

PROJEKTI I NDËRTIMIT TË RRUGËS TIRANË–ELBASAN–QUKËS–QAFA E

PLLOÇËS, “HUA SHTESË”, NDËRMJET FONDIT SAUDIT PËR ZHVILLIM DHE

KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

HUAJA NR. 5/782, NËNSHKRUAR NË DATËN 12/01/1444 AH

QË I KORRESPONDON DATËS 10.8.2022 AD

MARRËVESHJE HUAJE

Marrëveshje e datës 12/01/1444 A.H. që i korrespondon datës 10.8.2022 AD ndërmjet:

1. Fondit Saudit për Zhvillim, Riad, Mbretëria e Arabisë Saudite (në vijim i referuar si “Fondi”), dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.