Ligj

Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 94/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
94/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 18 janar 2023
Hyn në fuqi
2 shkurt 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2023-01-18

LIGJ

Nr. 94/2022

PËR TITUJT E NDERIT DHE TITUJT VENDORË TË NDERIT

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i llojeve të titujve të nderit dhe titujve vendorë të nderit, që jepen

në Republikën e Shqipërisë, si dhe rregullave, procedurave dhe kritereve për propozimin, shqyrtimin

dhe dhënien e titujve nga institucionet përgjegjëse.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin dhe organizimin e titujve të nderit dhe titujve vendorë të nderit në

Republikën e Shqipërisë, që jepen si shenjë nderimi ndaj shtetasve shqiptarë apo të huaj, për veprimtari

dhe kontribut të dalluar në fusha të ndryshme, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit,

kombit shqiptar apo komuniteteve të njësive të vetëqeverisjes vendore.

Neni 3

Parime të përgjithshme

1. Dhënia e titullit të nderit ose titullit vendor të nderit në Republikën e Shqipërisë udhëhiqet nga

parimi i nderimit publik dhe i vlerësimit të kontributit.

2. Përfitimi i një titulli nderi ose titulli vendor nderi nuk është një e drejtë dhe nuk mund të kërkohet

si e tillë në rrugë individuale ose institucionale.

3. Dhënia e titullit të nderit ose titullit vendor të nderit nuk shoqërohet me shpërblim financiar.

Neni 4

Subjektet përfituese

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.