Ligj

Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjetike

Ligji nr. 98/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
98/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 18 janar 2023
Hyn në fuqi
2 shkurt 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2023-01-18

LIGJ

Nr. 98/2022

PËR KRIJIMIN E KONTRIBUTIT TË SOLIDARITETIT GJATË KOHËZGJATJES SË

PERIUDHËS SË KRIZËS ENERGJETIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

i këtij

Objekti

ligji është vendosja e rregullave të përkohshme për krijimin e kontributit të

solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së krizës energjetike, me qëllim rishpërndarjen e të ardhurave shtesë për

paketat sociale.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është marrja e masave të jashtëzakonshme dhe të kufizuara në kohë për të

përballuar krizën energjetike dhe për të mbrojtur konsumatorët, veçanërisht shtresat në nevojë, nga

ndikimet e rritjes së çmimeve nga lufta Rusi–Ukrainë, duke garantuar njëkohësisht ruajtjen e

qëndrueshmërisë së financave publike.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për të gjithë prodhuesit e energjisë elektrike, rezidentë tatimorë në Republikën e

Shqipërisë, të cilët e tregtojnë këtë produkt me çmime të liberalizuara.

2. Ky ligj nuk zbatohet për prodhuesit e energjisë elektrike ndaj të cilëve është vendosur detyrimi i

shërbimit publik në zbatim të ligjit nr. 43/2015, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, ose

që kanë kontratë shitblerje energjie elektrike me operatorë publikë.

Neni 4

Përkufizime

Për qëllime të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.