Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, "Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar

Ligji nr. 92/2022, datë 22 dhjetor 2022, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2022
Data e miratimit
22 dhjetor 2022
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 18 janar 2023
Hyn në fuqi
2 shkurt 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2023-01-18

LIGJ

Nr. 92/2022

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9665, DATË 18.12.2006,

“PËR HUAMARRJEN SHTETËRORE, BORXHIN SHTETËROR DHE GARANCITË

SHTETËRORE TË HUAS NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 156 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë

shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj emërtimi “ministri

i Financave” zëvendësohet me fjalët “ministri përgjegjës për

financat”.

Neni 3 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 3

Kuptimi i garancisë shtetërore të huas

Garancia shtetërore e huas është detyrimi për pagesën nga buxheti i shtetit të detyrimeve financiare

të një personi juridik apo fizik, që lindin nga një marrëveshje huaje për të cilën Republika e Shqipërisë

ose Këshilli i Ministrave ka dalë garant, në rast se pala, që mban përgjegjësinë kryesore për pagesën e

detyrimit financiar, nuk ka arritur ta paguajë atë në kohën dhe masën e duhur.

Garancia shtetërore e huas dokumentohet nëpërmjet një marrëveshjeje të lidhur me shkrim, e cila

përmban rregulla për të drejtat dhe detyrimet e palëve, kushtet dhe mënyrat, sipas të cilave shteti është

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.