Për gazet serrë të fluoruara
Ligji nr. 2/2023, datë 26 janar 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 2/2023
- Data e miratimit
- 26 janar 2023
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 shkurt 2023
- Hyn në fuqi
- 9 mars 2023
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22
LIGJ
Nr. 2/2023
PËR GAZET SERRË TË FLUORUARA
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim reduktimin e shkarkimeve të gazeve serrë të fluoruara, në mënyrë që të arrihet mbrojtja e mjedisit.
Neni 2
Objektivat dhe parimet
1. Ky ligj përcakton:
a) rregullat për importin, eksportin, përpunimin, grumbullimin, rikuperimin, riciklimin, shkatërrimin, çmontimin, transportin, magazinimin, vendosjen në treg të gazeve serrë të fluoruara dhe të pajisjeve që përmbajnë gaze serrë të fluoruara, ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze;
b) kushtet për vendosjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë gaze serrë të fluoruara ose funksionimi i të cilave mbështetet në këto gaze;
c) kushtet për përdorime specifike të gazeve serrë të fluoruara;
ç) kufijtë sasiorë për vendosjen në treg të hidrofluorokarboneve;
d) kërkesat për licencimin dhe autorizimin e sipërmarrësve që operojnë në treg me gazet serrë të fluoruara dhe pajisjet që përmbajnë këto gaze;
dh) kërkesat për trajnim dhe certifikim të operatorëve nga organi i akredituar për certifikim personi.
2. Objektivat e përcaktuar në pikën 1 të këtij neni zbatohen në funksion të parimeve të mëposhtme:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.