Ligj

Për miratimin e rezolutave nr. 663 “ Rritja e përgjithshme e kapitalit GCI” dhe nr. 664 “Rritja selektive e kapitalit SCI” të vitit 2018 të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (IBRD)

Ligji nr. 4/2023, datë 26 janar 2023, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
4/2023
Data e miratimit
26 janar 2023
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 shkurt 2023
Hyn në fuqi
9 mars 2023
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 2023-02-22

LIGJ

Nr. 4/2023

PËR MIRATIMIN E REZOLUTAVE NR. 663 “RRITJA E PËRGJITHSHME

E KAPITALIT GCI” DHE NR. 664 “RRITJA SELEKTIVE E KAPITALIT SCI” TË

VITIT 2018 TË KËSHILLIT TË GUVERNATORËVE TË BANKËS NDËRKOMBËTARE

PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (IBRD)

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohen rezolutat nr. 663 “Rritja e përgjithshme e kapitalit (GCI)” dhe nr. 664 “Rritja selektive e

kapitalit (SCI)” të vitit 2018 të Këshillit të Guvernatorëve të Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe

Zhvillim (IBRD).

Neni 2

Këshilli i Ministrave përcakton me vendim rregullat dhe autoritetin kompetent për realizimin e

rritjes së përgjithshme të kapitalit të Republikës së Shqipërisë në Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim

dhe Zhvillim (IBRD).

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar më datë 26.1.2023.

Shpallur me dekretin nr. 23 datë 15.2.2023, të presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bajram Begaj.

Njoftim Publik i Autorizuar

BANKA NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

BORDI I GUVERNATORËVE

REZOLUTA NR. 663

RRITJA E PËRGJITHSHME E KAPITALIT E VITIT 2018

Duke pasur parasysh se drejtorët ekzekutivë, duke shqyrtuar çështjen e zgjerimit të burimeve të Bankës

nëpërmjet rritjes së kapitalit të saj të autorizuar, kanë arritur në përfundimin se një rritje e tillë do të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.